Princi Harry krahason pandeminë e Covid me HIV Aids: Janë zgjatur qëllimisht nga etja e korporatave dhe dështimet e politikës (fotot)

01/12/2021 15:28

Princi britanik Harry ka krahasuar sot pandeminë e Covid-19 me krizën e virusit HIV, duke thënë në një video në YouTube se “makutëria e korporatave dhe dështimet e politikës i kanë zgjatur të dyja pandemitë”.

Duka i Sussex u tha shikuesve se vërente paralelizma shqetësuese mes Covid-19 dhe virusit të gati 40 viteve më parë HIV.

Në videon e 37-vjeçarit shfaqej gjithashtu  nëna e tij e ndjerë Princesha Diana e cila njihej për punën sensibilizuese ndaj virusit  HIV/Aids.

Në pamjet shiheshin Harry dhe bashkëshortja e tij Meghan Markle në mbrëmjen Global Citizen Live në shtator në New York ku bëhej thirrje për politika barazie për injeksionet.

Ne video e sotme për Ditën Botërore Kundër Aids, Harry shtonte:

“Kjo është një çështje e makutërisë së korporatave farmaceutike dhe e dështimeve të politikës, çka ka zgjatur të dyja pandemitë.

“Në fillim të viteve 2000 një valë kritikash ndihmoi në thyerjen e monopolit të mjekimeve, kur miliona njerëzve iu dhanë mjekime gjenerike me çmime të reduktuara”, kujtoi Harry.

Ai vazhdonte: “Duke i dhënë fund monopolit të vaksinave dhe shpërndarjes së teknologjisë, edhe bota e tretë do të ketë mundësi të imunizohet”.

Video mbyllej me Harry e zonjën Byanyima, ish-drejtuese e OXFAM, që thonin: “Thyeni monopolet, shpërndani njohurinë, prodhoni një ‘vaksinë të popullit’”.

Harry i shkruante një letër dhe kreut të përgjithshëm të OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus duke i thënë se “sa mirënjohëse” do të kishte qenë Diana për arritjet e tyre por shtoi se ka pasur një dështim “spektakolar” për politikat e vaksinës.

FOTO GALERI
2/5
Princesha e ndjere Diana duke takuar paciente te Aids

Top Channel