Foto ilustruese

Një 40-vjeçar mbeti i plagosur sot pasi ra nga shkalla teksa kryente punime në një restorant të kryeqytetit.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 12:50, në rrugën “Don Bosko”. Nuk dihet nëse shtetasi ishte pajisur me të gjitha mjetet mbrojtëse, në konform me kushtet e sigurisë në punë. Ai ndodhet në spital, ku po merr trajtimin mjekësor, ndërsa në vendngjarje ndodhet policia, që po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel