Kishte fshehur emigrantët e paligjshëm në bagazhin e makinës, arrestohet 21-vjeçari

01/12/2021 11:23

Një 21-vjeçar u kap këtë të mërkurë me disa emigrantë të paligjshëm në makinë, teksa po udhëtonte drejt Kosovës.

Shtetasi me iniciale A.Gj. u kishte marrë para refugjatëve, që t’i kalonte në Kosovë, me qëllimin për të shkuar më pas drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Top Channel