Mbas spektaklit të mbrëmshëm Monika ka biseduar me Einxhel duke i thënë asaj se ajo është djegur nga 2 persona brenda shtëpisë.

Pjesë nga biseda:

Monika: Unë këtu brenda u dogja nga dy njerëz dhe u dogja vërtët keq,biles nuk kam qejf fare ta diskutoj këtë gjë.

Einxhel: Ti ke thënë për mua kjo vajza ka ardh me ide shumë të qarta.Puna është se nuk kam ardhur se të kisha ardhur me ide të qarta e kisha bërë lojën ndryshe.

 Monika: Edhe të vish me ide të qarta e dashur nuk është aspak ofendim.Ne edhe në nomimine nuk puqemi.

Einxhel: Unë s’të kam nominuar asnjëherë ty.

Monika: As unë ty.

Einxhel: Ti ke nominuar grupin tim,mua me Beniadën.

Monika: Këtë mund ta thuash kur unë të dal në nominim më vete dhe të them Einxhel.Tani në dyshe unë nuk të penalizoj as ty as Beniadën.Beniadës i kam thënë e zgjuar jo e mençur se e ngatërron ajo.E mençura është shkallë shumë e lartë.

Einxhel: Nuk e kuptoj pse e ke kapur me Beniadën.

Monika: Nuk e kam kapur me Beniadën,unë thjesht nuk e njoh atë.

Einxhel: Përderisa nuk e njeh nuk ke pse flet për të.

Top Channel