Itali/ Arrestohet doktori maniak që pretendonte të shëronte gratë paciente duke bërë seks me to (fotot)

01/12/2021 16:16

60 vjeçari pervers Dr Giovanni Miniello, është vendosur sot në arrest shtëpiak me akuza sulmesh seksuale ndaj të paktën dy grave në Bari, në juglindje të Italisë.

Mjeku ishte dorëhequr nga detyra e tij javës që shkoi pas denoncimeve të abuzimeve të tij me gratë paciente dhe pasi u kap gjysmë i zhveshur në një dhomë hoteli, teksa tentonte të bënte seks me një aktore që ishte infiltruar te ai nga një program televiziv investigativ.

Ai po tentonte të “kuronte” sëmundjen e aktores që hiqej si paciente, duke bërë seks me të.

Me heret, pacientja e tij  — e identifikuar vetëm si Anna Maria — vendosi të kontaktonte të përditshmen vendase  La Repubblica, duke thënë se Miniello e kishte prekur në mënyrë të papërshtatshme në gjoks dhe i kishte thënë se i pëlqejnë “gratë që i kanë të vogla”.

Ajo tregon më tej se u shokua kur ai i propozoi të bënin seks, kur i kërkoi rezultatin e testit Pap për virusin.

Prandaj gruaja kontaktoi më tej me programin investigativ  “Le lene,” të cilët pajtuan një aktore për të shkuar te doktori problematik, si paciente e rreme.

Miniello i kishte thënë asaj se kishte “pika të badha” në zonën gjenitale që tregonin për prezencën e virusit HPV. Më pas ai i ofroi të bënte seks me të duke pretenduar se “do t’i jepte gruas imunitet”, pasi ishte vaksinuar për virusin.

Kur aktorja i kërkoi doktorit mbrojtje gjatë “marrëdhënies seksuale” ai iu përgjigj se prezervativi nuk do t’i lejonte asaj “kalimin e anti-trupave” të tij.

Pak para se doktori të bënte seks me aktoren, një gazetar hyn papritur në studio duke kapur doktorin gjysmë të zhveshur, teksa ky i fundit i thotë: “Këtë e bëj për studimet e mia — ashtu si dhe për njerëzit e tjerë që kam shpëtuar.”

Pas akuzave avokati i Miniello tha ne nje deklarate: “Unë që kam trajtuar qindra gra për disa dekada … kam propozuar një alternativë që ka dhënë rezultate”.

Ai shtonte se ‘nuk kishte detyruar kurrë’ gratë të bënin seks me të.

Pas ekspozimit televiziv të mashtruesit, 15 gra të tjera kanë denoncuar abuzimin e tij me “kurën e mrekullueshme të seksit”.

Prokuroria publike e Barit vijon hetimet për çështjen.

FOTO GALERI
5/6
Miniello i ofroi të bënte seks me të duke pretenduar se “do t’i jepte gruas imunitet”, pasi ishte vaksinuar për virusin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA