Inflacioni në Turqi/ Erdogan mbron politikat e tij ekonomike ‘të rrezikshme por korrekte’ (fotot)

01/12/2021 20:54

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan mbronte sot politikat e tij të uljes së normave të interesit teksa banka qendrore po ndërhyn në krizën e rënies së lirës.

Nën urdhrat e Erdogan, banka qendrore turke ka reduktuar disa herë normat e interesit që prej shtatorit megjithë krizën e inflacionit.

Lideri turk po vepron kundër logjikës konvencionale ekonomike duke besuar se normat e larta të interesit po shkaktojnë inflacionin.

“Kemi të drejtë që e bëjmë këtë. Është politikisht e rrezikshme por është plani i duhur”, tha Erdogan në parlamentin në Ankara.

“Bota e dinë sesa i shqetësuar jam për normat e larta të interesit, jam kundër tyre sot dhe do të jem edhe nesër”, shtoi presidenti.

Erdogan shtonte se Turqia po zhvendoset në një strategji rritjeje ekonomike, bazuar te investimet, punësimi, prodhimi dhe eksporti.

Ekonomia e Turqisë pritet të rritet me 9 përqind këtë vit dhe  3.5 përqind në vitin 2022 sipas statistikave evropiane.

FOTO GALERI
2/3
"Kemi të drejtë që e bëjmë këtë. Është politikisht e rrezikshme por është plani i duhur”, tha Erdogan

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA