Një 33-vjeçar është vënë nën prangat e policisë në Pogradec për veprën penale ‘Vjedhja’, të kryer më shumë se një herë.

Shtetas A.S., 33 vjeç, është vënë nën prangat e policisë pasi në lagjen nr. 2, Pogradec, ky shtetas në një hyrje pallati, ka vjedhur biçikletën e shtetasit H. L.

Nga veprimet e mëtejshme hetimore, rezultoi se 33-vjeçari, është autor i dyshuar edhe i vjedhjes së ndodhur më datë 30.10.2021, në lagjen nr. 2, Pogradec, ku në banesën e shtetasit M. I., ka marrë 37000 lekë, sasi e cila së bashku me biçikletën u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë për veprime të mëtejshme.

Top Channel