Burrë e grua udhëtonin me motor, përplasen nga makina në Fushë Krujë

01/12/2021 13:06
Foto ilustruese

Një çift të moshuarish kanë mbetur të plagosur këtë mesditë në Fushë Krujë, pasi motori me të cilën udhëtonin u përplas me një makinë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:20. “Makina me drejtues 65-vjeçarin me iniciale Sh. K. ka goditur motomjetin me drejtues shtetasin 70-vjeçarin me iniciale B. Ll., që udhëtonte  me  bashkëshorten shtetasen R. Ll., 68 vjeçe”, njofton policia.

Të dy janë dërguar në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Nuk dihet si ka ndodhur përplasja mes dy mjeteve, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, që po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel