Me një prokurë që Denis Doda e ka zgjedhur si mbrojtës por që e ka bërë nul një urdhër i drejtorisë së përgjithshme të burgjeve, avokati Bledar Meminaj nuk e takoi dot klientin e tij dhe as e përfaqësoi dot.

Prej 17 nëntorit si avokati Meminajt, çdo prokurë ku të burgosurit kanë shprehur vullnetin dhe pse në prani të një zyrtari të burgut nuk konsiderohet më e vlefshme pa firmën e noterëve.

Kreu i dhomës së avokatisë Maks Haxhia deklaroi për Top Channel në telefon se ky është një skandal që prek të drejtën e mbrojtjes dhe ushtrimit të profesionit dhe se për këtë arsye do kërkojë sqarime nga Ministria e Drejtësisë.

Veç shpenzimeve, vështirësia më e madhe është për të burgosurit e huaj.

Por, përveç 5300 të burgosurve që mbahen në qeli, vuajtjet shtesë të dënimit i kalojnë të afërmit e tyre, midis të cilëve edhe dënimi financiar. Një urdhër tjetër përveç prokurës me noter është edhe marrja e një autorizimi te prokurori për çdo familjar që do të takojë të burgosurin.

Top Channel