“Adhuroj sinqeritetin dhe fjalën e burrave”/ Rezarta Shkurta e zhgënjyer nga Donaldi, e heq nga lista e miqve në rrjetet sociale

01/12/2021 11:56

Donaldi i ka habitur ndjekësit e “Big Brother VIP” me romancën që po krijon në shtëpi me Beatrix.

Para disa javësh, aktori dhuroi emocione të fortë kur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri hyri ish-partnerja e tij, Bora Zemani. Ai jo la të haur mundësinë për t’u rikthyer me të pasi të dalë jashtë por dhe këtë gjë e konfirmoi disi dhe puthja në buzë mes tyre.

Hyrja e Beatriksës i turbulloi mendimet dhe ndjenjat e Donaldit që tani shprehet se e pëlqen vërtet dhe të kaluarën do ta lërë pas.

Ky veprim i tij shihet si sinqeritet dhe ndenja të pastra nga një pjesë e publikut, ndërsa një pjesë tjetër është e zhgënjyer nga sjellja e aktorit.

Artistja Rezarta Shkurta e sheh si mungesë sinqeriteti dhe jo fjalë  burrash. Ajo madje ka publikuar momentin kur nga hequr nga lista e personave që ndjek në “Instagram” Donaldin.

Unë jam adhuruese e dashurisë. Jam adhuruese e sinqeritetit dhe e fjalës së burrave, atyre prej vërteti. Jam adhuruese e njerëzve që nuk shiten as për show as për vëmendje. ‘Unfollow’ me shumë kënaqësi për ata që s’i kanë këto vlera”, shkruan artistja.

FOTO GALERI
1/24

Top Channel