Tor Eckhoff, i cili në rrjetin YouTube përdorte emrin Apetor, ka ndërruar jetë disa ditë pas postimit të një videoje ku thoshte se ‘Nuk kam vdekur, sot jam 57 vjeç’, teksa pinte vodka e mbante një një qese plastike në kokë.
Komentuesi i njohur në rrjetin YouTube kishte bërë një postim vetëm pesë ditë para tragjedisë, ku njoftonte ditëlindjen e tij të 57-të.
Eckhoff shihej në pamje që pinte vodka, puthte pemët dhe mbante një qese plastike në kokë.
Por deklarimet e tij në video se ‘nuk kishte vdekur’ ishin kthyer në një mënyrë të rregullt celebrimi per Eckhoff, i cili raportohet se humbi jetën pasi ra mes akullit në një liqen në Norvegji, sipas dëshmitarëve.
Zhytësit dhe shërbimet e emergjencave kishin ardhur në vendngjarje por ai kishte qëndruar në ujin e ngrirë për tepër gjatë dhe doktorët nuk mund ta shpëtonin.
Në një koment nga partnerja e tij Tove Skjerven, thuhej se Eckhoff kishte shkuar në liqenin e ngrirë të Kongsberg për të filmuar një prej videove të tij për YouTube duke bërë patinazh.
Në komentin e saj Skjerven shkruante: ”Ti shkove në liqenin pranë Kongsberg, mezi prisje të bëje patinazh. Gjithashtu do të filmoje për ta publikuar videon në YouTube. Ti më dërgove fotot e tua dhe të ujit, por diçka shkoi keq. Ti përfundove në ujë, dhe kësaj here nuk u ngrite dot. Falemnderit që ke qenë i mirë me mua dhe Johannes, do të na marrë malli shumë!”
Top Channel