Kryebashkiaku i Vlorës nga kinemaja e Vlorës: Kujtesa e qytetit do bëhet më e mprehtë, kur t’i shtohet një Festival Filmi

30/11/2021 18:23

“Kujtim Laro – Lulëkuqet mbi mure”, me kolonat zanore të filmave shqiptarë ka qenë aktiviteti i zhvilluar mbrëmjen e djeshme në teatrin “Petro Marko” ku është promovuar albumi me te njëjtin titull.

Kryebashkiaku Dritan Leli, përmes një postimi në rrjete sociale shkruan se pas muzikës së mrekullueshme të Kujtim Laros, që për më shumë se një orë ndezi atmosferën, sot ishte së bashku me aktorët të mëdhenj të filmit shqiptarë në Kinemanë e Vlorës.

“Pas muzikës së mrekullueshme të Kujtim Laros që dëgjuam mbrëmë, sot, pata kënaqësinë t’i kem në Kinemanë e Vlorës, aktorët e mëdhenj të filmit shqiptar. Përveçse për kontributin e çmuar të secilit prej tyre në kinematografi, folëm gjatë se si, të gjithë bashkë, t’i dhurojmë Vlorës edhe një përvojë unike përmes një Festivali Filmi, që bukuritë e natyrës të pasurohen edhe me ato të artit”, shkruan Leli.

Leli, tejet i lumtur për hapjen e kinemasë, shkruan se së shpejti do të jetësohen projekte që një vend turistik si Vlora e veshin me hijeshinë e një prej zhanreve më me ndikim të artit.

“Gëzimi duhet ndarë që të jetohet si i tillë prandaj, kënaqësinë që mora nga prania e emrave më të mëdhenj të kinematografisë shqiptare këto ditë në Vlorë, dua ta përcjell bashkë me lajmin se hapja e kinemasë u bë shkas për të qenë sërish bashkë, së shpejti, për të jetësuar projekte që një vend turistik e veshin me hijeshinë e një prej zhanreve më me ndikim të artit. Kujtesa e qytetit do të bëhet më e mprehtë, kur t’i shtohet një Festival Filmi. Java e filmave shqiptarë vijon sot, në orën 18.00, me filmin ‘Lulëkuqe mbi mure’. Timo Flloko Mevlan Shanaj Ardita Bufaj Endri Sina Birçe Hasko Haig Zacharian Natasha Lako”, shkruan më tej Leli.

FOTO GALERI
2/23

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA