Peshkaqeni i bardhë më i egër në botë i mbiquajtur së fundmi ‘Brutus’ nga studiuesit, shfaqte shenjat e mbetura nga betejat e tij teksa dilte për gjah pranë brigjeve të Meksikës.
Bisha thuajse 700 kg shihej që tregonte dhëmbët e frikshëm teksa kapej në një seri fotosh mahnitëse nga zhytësit në ujërat pranë ishullit të Guadalupe.
Në një prej fotove kafsha e betejës shihej që ngulte ‘1000 dhëmbët’ e tij sipas legjendave, në ‘karremin’ e improvizuar nga fotografët.
Pamjet u morën nga 36 vjeçari Euan Rannachan, një fotograf britanik adhurues i peshkaqenëve qe u afrohet atyre në thellësi, i futur në kafazin e hekurt të mbrojtjes.
Euan realizoi fotot nënujore të Brutus nga afër, prej kafazit të sigurisë.
Ai tha: “Kishim një sezon të pabesueshëm në ishullin e Guadalupe këtë vit, peshkaqenët aktivë ishin të shumtë.”
“Brutus ishte ndoshta më aktivi nga të gjithë. Në këtë ditën në fjalë, ai u interesua te karremi që ne kishin nxjerrë por në fund nuk shfaqi shumë interes.”
“Por pak më vonë një luan deti u afrua dhe nisi ta provokonte, duke i ardhur rrotull e duke e kafshuar nga bishti”.
“Humori i peshkaqenit ndryshoi menjëherë dhe ai nisi ‘t’ia nxirrte inatin’ karremit”.
Peshkaqenët e bardhë ushqehen me peshq të ndryshëm, breshka deti, delfinë apo dhe luanë deti.
Por specia konsiderohet tashmë e rrezikuar nga mbipeshkimi.
Euan shtoi: “Unë e shfrytëzova inatin e Brutus për të bërë foto me gojën e tij të hapur. Pasi bëra fotot ai sulmoi egërsisht karremin para meje dhe unë isha në pozicionin më të mirë për pamjen.”
Zhvillimi vjen teksa një tjetër studiues solli disa ditë më parë pamjet e rënda të një peshkaqeni që vijonte të ndiqte prenë e tij megjithse e kishin sulmuar duke e ngrënë e gjymtuar në një pjesë të madhe të barkut.
Pamjet erdhën nga 35 vjeçari spanjoll Dr Mario Lebrato, i cili i xhiroi ato në ujërat e Mozambikut.
Studiuesi tha se kafsha ishte plagosur rëndë në një sulm kanibal të peshkaqenëve.
Më herët ne 2019, janë sjellë dhe imazhe të rralla të një luftimi mizor kanibalist mes dy peshkaqenëve të bardhë.
Pamjet i dhanë mbështetje teorive të mëhershme se peshkaqenët përdorin njëri-tjetrin si ushqim.
Top Channel