27/12 07:10
Pamjet e bukura të Rivierës Shqiptare i shijojmë të gjithë. Akoma më shumë shijojmë ditët e nxehta të verës buzë detit Adriatik e Jon.
Por, moti i paqëndrueshëm e deti me dallgë ka nxjerrë në pah pamjet e shëmtuara, me mbeturina të hedhura kudo.
Deti i trazuar në Vlorë ka nxjerrë në breg sasi të mëdha të mbeturinave, ku dominon plastika, ndër mbetjet më të dëmshme për mjedisin, që kërkon shekuj për t’u dekompozuar.
Pamjet e trishta që sjell gazetari i Top Channel, Mikel Marsi vijnë nga zona e Skelës, përgjatë Lungo Mares.
Pushuesit, të pandërgjegjshëm kanë shfrytëzuar natyrën e bukur në mënyrën më të keqe të mundshme, duke lënë aty mbetjet e produkteve që kanë konsumuar në ditët e relaksit buzë detit.
Top Channel