Nostalgjiku i Enver Hoxhës në PS/ Mesazhi i deputetit Bujar Çela shkakton debate, reagon PD: Provokoi!

29/11/2021 15:03

Si çdo nëntor nostalgjiket e Enver Hoxhës nuk harruan të glorifikojnë figurën e diktatorit komunist.

Por, ata nuk ishin të vetmit. Deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela, u kthye në protagonist të një skandali të rëndë në Kuvend pasi zgjodhi të urojë festat e nëntorit me një foto të diktatorit. Publikisht ligjvënësi socialist nuk shfaqi asnjë pendesë.

Unë i përkas atyre që e njohin luftën dhe mendojnë se figura e Enver Hoxhës nuk mund të quhet nul, ka dhe ai kontribute në luftë, përderisa ne nuk kemi nxjerrë një udhëheqës tjetër që e ka udhëhequr këtë luftë. Shumë herë kemi bërë padrejtësisht armiq dhe kriminelë, dhe pastaj i kemi rehabilituar”.

Provokimi i deputetit socialist në chat grupin e brendshëm të Komisonit të Sigurisë prodhoi revoltën e deputetëve demokratë.

Bujar Çela provokoi në mënyrë të shëmtuar, jo vetëm nuk kërkoi ndjesë por agravoi me shkelje etike dhe me një fjalor vulgar. Është e turpshme që nostalgjikë të Hoxhës dhe sistemit komunist Edi Rama i ka në grupin parlamentar“, thotë Dhurata Çupi.

Deputeti Çela nuk mohoi autorësinë e mesazhit, edhe pse kryetarit te grupit socialist Taulant Balla i kishte rrëfyer një tjetër version.

Unë kam marrë një sqarim nga deputeti në fjalë, që bëhet fjalë për përdorim të aparatit të tij celular nga persona të tjerë. Kjo do të jetë pjesë e një verifikimi në aspektin e grupit të sjelljes dhe etikës brenda grupit parlamentar dhe çdo masë ndëshkimore do të merret në momentin që do të ketë verifikime”, u shpreh Balla.

Demokratët nuk mjaftohen vetëm me masa disiplinore ndaj deputetet socialist. Në mënyrë që të mos përsëriten të tilla skandale, PD nxori nga sirtarët nismën ligjore të vitit 2018 për dekomunistizimin e shoqërisë.

Ndëshkim dhe distancim nga trashëgimia e djeshme janë synimet e kësaj pakete . Do të përfshijë çështjen e dëmshpërblimit të të përndjekurve, dosjen e sigurimit të shtetit, studimin e krimeve të thelluara të komunizmit”, tha Alibeaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA