Erërat e forta shkatërruan gjithçka/ Pamje të frikshme nga Turqia, shënohen 4 viktima

29/11/2021 17:26

Katër persona në Stamboll humbën jetën dhe 19 të tjerë u plagosën si pasojë e erërave të forta që kanë pushtuar Turqinë gjatë orëve të fundit.

Era ishte aq e fortë sa arrtit të shkatërronte çatitë e disa pallateve. Gjithashtu një kamion u rrëzua ndërkohë që ishte duke lëvizur në autostradë.

As pemët nuk i shpëtuan erës së fortë që shkuli disa pemë nga rrënjët. Ndërkohë komanda e rojës bregdetare turke njoftoi se trafiku i anijeve në ngushticën e Bosforit ishte pezulluar pikërisht prej erës së fortë. Për të njëjtën arsye, 6 avionë të Turkish Airlines nuk u ulën dot në Stamboll dhe u dërguan në Ankara dhe Izmir.

Turqia po vuan aktualisht efektet e një vale veçanërisht të dhunshme të motit të keq, si pasojë e stuhive dhe erërave të forta.

Ky mot ekstrem erdhi pas një periudhe të gjatë vape jonormale, të muajit nëntor ndërsa në të gjithë kontinentin paralajmërohen temperaturat shumë të ulëta gjatë ditëve në vijim edhe këto jo normale.

Edhe Italia do është pushtuar gjatë këtyre orëve nga një rrymë dimërore e shkaktuar nga një fluks ajri i ftohtë me origjinë polare

FOTO GALERI
5/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA