Borë në të gjithë qarkun e Korçës, reshjet me intensitet të lartë në Dardhë dhe Voskopojë

29/11/2021 23:34

I gjithë qarku i Korçës është përfshirë nga reshje intensive të dëborës. Ulja e ndjeshme e temperaturave prej disa ditësh ka sjellë reshjet e para të borës për këtë dimër në qytetin e Korçës ndërsa më intensive reshjet janë në zonat malore si Dardha dhe Voskopoja.

Mjetet borëpastruese janë në terren dhe po bëhet pastrimi dhe hedhja e kripës në zonat e konsideruara si më problematike.

Për drejtuesit e mjeteve apelohet të tregohen të kujdesshëm në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore. Deri në këto momente nuk raportohen problematika.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel