Mbrëmjen e kësaj të diele do të transmetohet Episodi 4, Sezoni 1 i serialit të shumëpërfolur “$NOB”, krijuar nga Dalina Buzi me regji nga Redi Treni.

Gjatë tre episodeve premierë të transmetuara në ekranin e Top Channel jemi njohur me disa të rinj të mbledhur brenda 1 vile ku u shpalos haptazi hendeku mes të pasurve dhe të varfërve.

Nga një festë me plot shkëlqim gjithçka përfundoi ne një grindje të madhe ku dolën në pah shumë intriga, mistere, gënjeshtra dhe anë të tjera të personazheve.

Shumë pikëpyetje të ngritura, të cilat marrin përgjigje sonte në episodin e katërt të SNOB.
Çfarë e lidh Paulinin me Tesën? Dikush shfaqet duke vrapur. Kujt po i fshihet ai?

Shumë tension shihet mes Francit dhe Xhesikës. A do mundet ajo ta largojë siç po këmbëngul?

Shoqëria mes Kristelës dhe Xhesikës mesa duket u kris. A do t’ia përplas në sy Xhesika Kristelës gjërat që ajo ka bërë mbrapa shpinës së saj? Apo në të vërtet po përgatitet për hakmarrjen, 1 pjatë që do serviret e ftohtë nga ana e saj?

Ngjarjet do të bëhen më dramatike dhe të vrullshme, por ama do të jenë dhe shumë emocionale.

$NOB- Sonte, ora 20:00 në Top Channel. Ritransmetimi: Çdo të mërkurë ora 23:30.

Top Channel