Nuk i punuan frenat, autobusi përplaset me ndërtesën, 19 të vdekur

28/11/2021 02:20

Të paktën 19 njerëz kanë vdekur dhe 32 janë plagosur nga përplasja e një autobuzi me besimtarë kristianë, që udhëtonte drejt një vendi fetar në Meksikën qendrore. Zyrtarët thanë se autobuzi dukej se kishte humbur frenat dhe ishte përplasur me një ndërtesë në shtetin e Mexico.

Gjashtë nga viktimat kishin pësuar plagë më të rënda dhe u dërguan në spitalin Toluca, që është kryeqyteti i krahinës. Ricardo de la Cruz, zv. Ministër i brendshëm, tha se aksidenti tragjik ndodhi në komunitetin Joquicingo, në jugperëndim të kryeqytetit Mexico City. Autobuzi udhëtonte nga shteti perëndimor i Michoacan drejt Chalma, qytezë e vizituar prej shekujsh nga pelegrinët romanë katolikë.

Nuk kishte informacione të tjera për shkaqet apo gjendjen e të plagosurve.

Top Channel