Pas debatit të djeshëm Donaldi është i bindur se e ka zbuluar strategjinë e lojës së Ilirit dhe për këtë arsye do të vazhdojë të luajë dhe debatojë me të.

‘’Më pëlqen të luaj me Ilirin sepse e di shumë mirë se si mendon’’,- tha Donaldi në një bisedë me banorët.

Nga ana tjetër ai shtoi se rikthimi i temave të së shkuarës ishte një gjë shumë e gabuar që Iliri bëri.

‘’Unë e mbylla dhe të kërkova falje, kjo do të thotë që ti nuk ke argumentat e nevojshëm për ta sqaruar atë çështje’’,- theksoi ai.

Gjithashtu nga ana tjetër ai shprehu edhe rezervat e tij për Monikën.

‘’Unë të përqafova, të kam këshilluar, erdha dhe të kërkova falje dhe kemi qeshur’’,- tha ai.

Në fund të diskutimit ai tregoi se ‘’loja duhet të bëhet e pastër pasi në të kundërt nuk do të ishte e drejtë për asnjë prej konkurentëve’’.

Top Channel