Dallgë të tërbuara në Vlorë/ Moti i keq pezullon lëvizjen e dy trageteve të linjës Brindisi-Vlorë

28/11/2021 14:28

Mesditën e sotme moti është përkeqësuar në të gjithë territorin e vendit.

Në qytetet bregdetare mbizotërojnë erëra të forta dhe deti me dallgë .

Si pasojë dy tragetet e linjës Brindisi-Vlorë kanë dalë në Rad nga rreziku i përplasjes me kalatën e molit.

Edhe në orët e ardhshme pritet të vijojnë me intensitet reshjet e shiut.

Top Channel