Ceremonia për fillimin e punimeve të aeroportit të Vlorës/ Pacolli: Do jetë më i bukuri, Rama ka një energji të paparë

28/11/2021 11:19

Në Vlorë kanë nisur sot punimet për ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. Të pranishëm në ceremoni janë Kryeministri Rama, ministrja Balluku si dhe ndërtuesi Behgjet Pacolli.

Ndërtuesi nga Kosova, Behgjet Pacolli tha se bëhet fjalë për një vepër madhështore.

Fjala e Pacollit: I dashur Rama dhe Balluku, faleminderit për fjalët, kam nderin sot të jem këtu në këtë event të rëndësishëm në ditën e madhe të kombit kur në festojmë 109 vjetorin e pavarësisë, dita bëhet dhe më madhështorë. Fillimi i këtij kantieri ka rëndësi të madhe, dhe është një projekt i posaçëm sepse tregon qartë harmonizmin e bashkëpunimit të qeverisë me privatin, është një veprim ekonomik liberal, ku qeveria krijon kushtet që ti sigurojë investitorit infrastrukturën ligjore dhe fizike, dhe investitori vjen dhe pa dyshim nis punën.

Jam i lumtur që jam aktori kryesor i kësaj vepre, se kjo ndodh në vendin tim, unë 20 vitet e fundit gjithmonë jam në Vlorë për të festuar. Jam me kryeministrin qe e preferoj, me energji të paparë , me dashuri për të ndërruar Shqipërinë, ju ja keni dalë, ju përgëzoj, edhe e them me modesti edhe ne kemi të drejtë të kemi një jetë më të mirë për fëmijët tanë, qoftë e mbarë fillimi, dhe ju garantoj se shumë shpejt do të avancojmë dhe ky do jetë aeroporti më i bukur dhe më funksional.

 

Vijon…

Top Channel