Kreu i PD-së Lulzim Basha bashkë me deputetë dhe përfaqësues të tjerë të Partisë Demokratike zhvilluan paraditen e sotme homazhe për Ditën e Pavarësisë dhe të Çlirimit në monumentin “Nënë Shqipëri”.

Ai shprehet në mesazhin e tij se sot kremtojnë ditën më të bukur të kombit tonë dhe se përulemi me mirënjohje për heronjtë dhe dëshmorët dhe ata që dhanë jetën për çlirimin nga pushtuesit.

“Sot kremtojmë ditën më të bukur të Kombit tonë që mbush me krenari zemrat e shqiptarëve, kudo ku ndodhen dhe na bashkon në kujtesën e betejave të mëdha për liri dhe pavarësi, e në nderimin e bijve dhe bijave të kombit tonë, që sakrifikuan gjithçka në emër të Kombit dhe nën flamurin kuqezi.

Ne përulemi me mirënjohje të thellë për Heronjtë dhe Dëshmorët e Kombit tonë, luftëtarët e Pavarësisë dhe të rënët për çlirimin nga pushtuesit, tek bijtë dhe bijat e Kosovës e mbarë kombit që luftuan për lirinë e Kosovës dhe dinjitetin e shqiptarëve kudo në trojet e tyre stërgjyshërore. Sakrifica e tyre sublime, na frymëzon për plotësimin e aspiratës europiane të shqiptarëve për bashkim, liri dhe demokraci. Gëzuar 28 Nëntorin! Zoti e bekoftë Flamurin tonë kombëtar, Shqipërinë dhe kombin shqiptar!”, shprehet Basha.

FOTO GALERI
14/16

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA