Ronaldo fiton çmimin “B.O.A.T.” për herë të parë, ‘kunja’ për Messin: Futbolli u përket fansave 29/10 15:46
Seanca plenare e kësaj të enjte u përcoll me përplasje dhe tensione në Kuvend.
Ndërkohë, në pamjet e filmuara nga operatori i Top Channel, Endri Kurti, vijnë momentet pikante që nuk u panë gjatë seancës.
Lideri i PD-së, Sali Berisha, hapi disa lajme të vjetra, ku kërkon 16 këshilltarët e kabinetit të tij qeverisës në vitin 2005.
Nga ana tjetër e sallës, ndodhej Igli Hasani, i cili shihte disa video në “YouTube” me muzikë rock & roll, ndërsa në sfond dëgjohej protesta në Kuvend nga deputetët e PD.

Deputeti i Fierity, Erjo Mile, shfaqet duke parë në internet foto për sedilje makinash.

Top Channel