Spitali Rajonal Memorial i Fierit, i ndërtuar në një kohë rekord, investim i Republikës së Turqisë, u hap në Majin e këtij viti dhe ofron shërbime të nivelit terciar, për të gjithë Rajonin e Jugut dhe Shqiperise se Mesme.

Me një kapacitet 150 shtretër, në këtë spital është aplikuar për herë të parë modeli i autonomisë spitalore.

Pse lindi ideja e ndërtimit të një spitali me përmasa të tilla në Shqipëri?
Drejtoresha e këtij Spitali flet në një intervistë ekskluzive për “Hipokrati” dhe tregon gjithe dimensionet e këtij Spitali.

Çfarë niveli përfaqëson Spitali Memorial i Fierit në rang kombëtar dhe ku ndryshon në raport me spitalet publike të Shqipërisë së Mesme dhe të Jugut?

Ekipi i mjekëve turk të cilët punojnë së bashku me ekipin shqiptar, shprehen se ndjehen të lumtur që po punojnë në një strukturë të tillë spitalore dhe që kanë mundësi të shkëmbejnë eksperiencat me njëri-tjetrin për të ofruar shërbime cilësore ndaj pacientëve shqiptarë.

Spitali Memorial i Fier ofron shërbimin e urgjencës, kirurgjisë, neurokirurgjisë, kirurgjisë kardio-vaskulare, mjekësisë interne, kardiologjisë, neurologjisë, sëmundjeve infektive, pneumologjisë, shërbimin e ortopedisë dhe traumatologjisë, etj.

Sa ndikon pozicioni gjeografik i Spitalit të Ri të Fierit në uljen e fluksit të pacientëve që i drejtohen Tiranës?

Gjithçka në Hipokrati!

Sonte, ora 17:00!

Top Channel

Top Channel