Policia reagon për zjarrin që përfshiu mjediset e spitalit “Covid 3” në QSUT

27/11/2021 11:41
Foto Ilustruese

Zajrri përfshiu këtë të shtunë mjediset e spitalit “Covid 3” në Qendrën Spitalore Universitare, Nënë Tereza në kryeqytet.

Burimet nga policia thanë se zjarrfikësit që mbërriten në vendngjarje arritën të vënë nën kontroll flakët.

Mësohet se në këtë spital nuk ka pacientë që po trajtohen.

Dyshimet e para janë që zjarri ka rënë në një zyrë të administratës për shkak të një ngrohëseje të ndezur.

Nga ngjarja nuk ka të lënduar dhe situata në këtë spital po i kthehet normalitetit.

Tiranë/ Informacion paraprak

Me datë 27.11.2021, te spitali “Covid 3” ka rënë zjarr në një nga zyrat e administratës, ku ka vetëm dëme materiale.

Shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Grupi Hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit.

Top Channel