Kupa Pavarësia/ Përfaqësues të futbollit kosovar dhe ish-futbollistë të njohur ndodhen sot në Vlorë

27/11/2021 12:25

Përfaqësues të futbollit kosovar ish-futbollistë të njohur në Vlorë në prag të 109 vjetorit të pavarësisë. Të pranishëm në Shqipëri në kuadër të kupës pavarësia që zhvillohet për çdo vit në festat e nëntorit ish-futbollistë kosovar janë ndalur në Vlorë edhe pse aktiviteti zhvillohet në Durrës. 

Nuk mund të mungonin në Sheshin e flamurit edhe pse në rikonstruksion dhe pranë monumentit të pavarësisë. Kreu i federatës së futbollit të Kosovës Agim Ademi ka konfirmuar se është emocion që në këto ditë të gjendesh në Vlorë ashtu si edhe çdo vit tjetër.

Kënaqësi dhe emocion edhe për ish futbollistë të tjerë të Kosovës prania në Vlorë mes tyre edhe ish gjeneral të ushtrisë por si ish futbollistë që sipas tyre Vlora mbetet padyshim një qytet i lidhur ngushtë me Kosovën.

Edhe këtë vit nuk kanë munguar në Vlorë shtetasit nga Kosova por edhe emra të njohur të futbollit kosovar për të vizituar Vlorën por edhe pjesëmarrës në kupën pavarësia që zhvillohet këtë vit në Durrës.

Top Channel