100 vjetori i Flotës Detare shqiptare/ Në Vlorë çelet ekspozita fotografike e arkivës së detarisë

27/11/2021 11:47

Në 100 vjetorin e Flotës detare shqiptare është çelur në Vlorë ekspozita fotografike e arkivës së detarisë shqiptare.

Festa e Pavarësisë, por edhe kontributi i flotës detare të Vlorës, asaj tregtare dhe asaj ushtarake, janë arsyeja pse Shoqata Detare Kombëtare Adrion zgjodhi të ndalet këto ditë në Vlorë sipas specialistit të detarisë Shefqet Kërcelli.

Aktiviteti u mbajt në pallatin e kulturës “Labëria” me qëllim promovimin e vlerave e traditës shqiptare në shekuj. Sipas ish-detarit të vjetër, Bedini, në ekspozitë vihet në dukje dhe roli i detarisë së Ulqinit.

Ekspozita si promovim i Detarisë Shqiptare, vlerave dhe kontributit të Detarëve shqiptare për traditën dhe transportin detar që nga themelimi i Shtetit shqiptar jo vetëm dokumente, makete dhe fotografi po dhe punime në pikturë. Sipas ish-detarit, piktor Tonuzi në 16 punimet gjithçka është frymëzuar nga marina detare.

Ekspozita do të qëndrojë e çelur deri në 30 nëntor, ndërsa ka shfaqur interes për publikun vlonjat.

Top Channel