Rusi, 11 të vdekur dhe dhjetëra të bllokuar nga zjarri në një minierë

26/11/2021 03:13

Të paktën 11 të vdekur dhe 40 të plagosur është bilanci nga shpërthimi i fuqishëm në minierë në Rusi.

Duke cituar një zyrtar të paidentifikuar të urgjencës, agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass raportoi se pluhuri i qymyrit mori flakë dhe se tymi mbushi shpejt minierën Litsvyazhnaya përmes sistemit të ventilimit.

Guvernatori i Kemerovës, Sergei Tsivilyov, tha se gjithsej 285 persona ishin në minierë në momentin e incidentit, 239 prej tyre janë evakuuar dhe 46 minatorë të tjerë janë ende të bllokuar nën tokë.

“Dyzet e tre persona janë shtruar në spital me lëndime, katër prej tyre në gjendje të rëndë”, tha Tsivilyov. Përpjekjet për të shpëtuar minatorët e tjetër janë ende në vazhdim, ndërsa ka pengesë nga sasia e madhe e tymit.

Top Channel