Presidenti Lukashenko viziton emigrantët në kufi, zotohet t’u ‘plotësojë dëshirat’ (fotot)

26/11/2021 20:00

Presidenti i Bjellarusisë Alexander Lukashenko ka vizituar sot emigrantët e mbetur në kufi me Poloninë duke u zotuar të plotësojë dëshirat e tyre.

Në takimin me emigrantët e strehuar në një qendër logjistike pranë kufirit me Poloninë, ai  përsëriti thirrjet që Gjermania të marrë 2,000 emigrantë.

“Shumica e njerëzve këtu duan të bashkohen me familjet e tyre në Perëndim, ose me bashkëatdhetarët në Gjermani”.

“Ju lutem merrini këta njerëz. Kjo nuk është një barrë, ata duan të jetojnë në Gjermani. 2000 njerëz nuk jane një problem për Gjermaninë”, tha Lukashenko.

Ndërsa më tej ai iu drejtua emigrantëve duke i premtuar realizim të dëshirave:

“Ne do të bëjmë gjithçka për të plotësuar dëshirat tuaja. Nuk e bëj për populizëm, çdo gjë do të jetë siç po e them këtu”.

“Unë ju premtoj se do të bëjmë gjithçka mundemi, unë dhe autoritetet e Bjellorusisë. Do të kërkojmë vazhdimisht nga vendet Perëndimore që t’ju ndihmojnë”, tha Lukashenko.

FOTO GALERI
3/7
"Shumica e njerëzve këtu duan të bashkohen me familjet e tyre në Perëndim, ose me bashkëatdhetarët në Gjermani”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA