Përkeqësimi i motit ka bërë që të ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit që operojnë jashtë gjirit të Vlorës. Ndërsa anijet pasagjere dhe të tjerat nuk kanë kufizimi.

Duke nisur nga dita e sotme, deri në fund të muajit parashikohet mot me reshje dhe erëra të forta në gjirin e Vlorës. Në  drejtimin  Jug-JugLindje  dhe  Jug-JugPerëndim  është forca  4-5 ballë  brenda  gjirit  të  Vlorës  dhe  jashtë  gjirit  të  Vlorës  në  forcën  6-7 ballë ,10-15m/s  deri në  7-8 ballë/  15-20m/s  dhe  lartësi dallgë  nga  1.50  deri  3.50  metra.

Përmirësimi i situatës meteorologjike në  gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës  30.11.2021 në orën 12:00.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA