Më poshtë shfaqen momentet e pabesueshme kur një tufë luanësh rrethojnë një krokodil masiv dhe e sumojnë për ta vrarë gjatë konfliktit për prenë e ngordhur.
Por cili prej tyre do të ishtre fitimtari?
Në pamjet e shfaqura së fundmi në rrjet, tre luanët rrethojnë për të sulmuar krokodilin para se të tentojnë ta vrasin.
Luftimi i tyre nisi pasi një elefant i ngordhur gjendej më tej në breg të liqenit, në rezervatin natyror Samburu në Kenia.
Në pamje shihen luanët që tentojnë të godasin me kthetra krokodilin e uritur, për ta ndaluar të afrohet te ushqimi i sapogjetur i tufës.
Por krokodili refuzon të sprapset dhe sulmon me kafshimet e tij.
Megjithse luanë janë tre kundër zvarranikut të rezikshëm, ai i spraps ata me përplasjet e nofullave të tij të frikshme, duke përgjakur një prej luanëve në këmbë.
Por kjo nuk mjafton pasi tufa e luanëve sulmojnë sërish dhe kësaj radhe kafshojnë krokodilin nga bishti duke e larguar.
Zvaraniku nuk stepet dhe afrohet përsëri por sulmi i dytë nuk shihet qartë prej këndvështrimit të kameras. Tufa e luanëve gjithsesi shihet më tej duke shijuar ushqimin e presë së ngordhur.
Krokodili tërhiqet i mundur, ndërsa luani që nisi i pari luftimin duket se qëndron roje ndaj zvarranikut, teksa anëtarët e tjerë të tufës hanë nga kufoma e elefantit.
Top Channel