Japonia dhe Rusia dakordohen për vazhdimin e negociatave të paqes

26/11/2021 09:25

Japonia dhe Rusia janë dakorduar për vazhdimin e negociatave për marrëveshjen e paqes pas luftës mes dy vendeve.

Ministri i Jashtëm japonez, Yoshimasa Hayashi në një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergey Lavrov diskutoi për zhvillimet dypalëshe dhe ato rajonale.

Gjatë bisedës dy ministrat u dakroduan për vazhdimin e negociatave të paqes pas luftës.

Në një deklaratë nga Ministria e Jashtme e Japonisë thuhet se dy liderët negociuan çështjet dypalëshe, përfshirë edhe situatën e aktiviteteve ekonomike në rajonin e Ishujve Kuril.

Hayashi tha se dëshiron të zhvillojë marrëdhëniet politike, ekonomike dhe kulturore Japoni-Rusi “me qëndrimin e përfitimit reciprok”.

Dy ministrat diskutuan testimet e raketave balistike të Koresë së Veriut si dhe shprehën dëshirën për të zhvilluan takim ballë për ballë në një kohë të afërt.

Ministri japonez i përcolli homologut të tij rus shqetësimet e vendit të tij për tensionet në rritje kohën e fundit në Ukrainë dhe Bjellorusi.

Top Channel