Talibanët thonë se kanë nënshkruar marrëveshjen e kanabisit $450 mln me Australinë, kjo e fundit mohon (fotot)

25/11/2021 18:40

Qeveria talibane e Afganistanit kanë thënë se fundmi se kanë nënshkruar një marrëveshje me kompaninë australiane Cpharm për ngritjen e një qendre të përpunimit të kanabisit në vend.

Zëdhënësi taliban i shtypit Qari Saeed Khosty tha se kontrata është nënshkruar dhe se projekti “do të nisë punën brenda disa ditëve.”

Por kompania australiane në fjalë dërgoi një letër për agjencinë Reuters ku mohon çdo marrëveshje të kryer me talibanët.

Afganistani thotë se një përfaqësues i qeverisë talibane ishte takuar javës që shkoi me një përfaqësues të kompanisë australiane, e cila zotohej të investonte $450 milionë te projekti, sipas agjencisë së lajmeve PajhWok.

Cpharm nuk iu përgjigj pyejtve të rrjetit ‘Al Arabiya English’për komente, por më vonë i mohoi publikisht pretendimet.

Khosty tha se kompania në fjalë, e cila prodhon kanabis medicinal në formë kremi, do të merrte nën kontroll dhjetra hektarë plantacione me bimë kanabis në Agfanistan.

Por Talibanët pas ardhjes në pushtet në gusht, janë zotuar të zhdukin prodhimin e kanabisit në vend.

Yussef Wafa, guvernatori taliban i Kandahar, tha në tetor se qeveria po arreston përdoruesit e drogave dhe nuk do të lejojë fermerët të rrisin kanabis apo bimë opipumi.

Të korrat e kanabis dhe opiumit dihet që kanë qene burime të konsiderueshme fitimi për grupet qeveritëse në vend para dhe gjatë pushtimit amerikan të vendit. Regjimi aktual taliban kërkon të eliminojë drogat nga zërat ekonomikë në vend.

FOTO GALERI
3/3
Por kompania australiane mohon çdo marrëveshje të kryer me talibanët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA