Foto ilustruese

Elbasan – Një banesë në fshatin Kuqan është përfshirë nga flakët.

Brenda shtëpisë ka qenë një burrë i moshuar, i cili ndodhej në krevat pasi ishte i paralizuar.

Ai ka marrë plagë djegie dhe është dërguar në spital për të marrë trajtim mjekësor. Mësohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë është bërë e mundur shuarja e flakëve ndërsa mbetet e paqartë çfarë e shkaktoi zjarrin.

Top Channel