Kreu i ri i Interpol, gjenerali i Emirateve të Bashkuara i akuzuar për tortura, u mbështet nga politikanë të lartë britanikë (fotot)

25/11/2021 16:40

Një gjeneral i Emirateve të Bashkuara Arabe i akuzuar për tortura ndaj qytetarëve perëndimore, është zgjedhur sot në krye të agjencisë botërore të policisë. Britanikja Daily Mail shkruan se megjithë akuzat, fituesi kishte mbeshtetje nga figura te larta te politikes britanike.

Major Gjeneral Ahmed Naser al-Raisi, inspektor i përgjithshëm i ministrisë së brendshme të Emirateve u zgjodh sot në krye të agjencisë me një mandat katër-vjeçar në asemblenë e përvitshme të Interpol në Stamboll.

Daily Mail shkruan se deputeti Alistair Burt dhe baronesha Ashton kanë pajtuar grupe lobimi per te promovuar ngritjen e Al Raisi.

Ish ministri britanik i mbrojtjes, konservatori Michael Fallon, dhe ish-deputeti Sir Richard Ottoway gjithashtu lobonin për Al Raisi.

Zgjedhja e tij vjen megjithë akuzat nga grupet e të drejtave të njeriut për përfshirje në torturë, pengmarrje dhe burgosje arbitrare në Emiratet e Bashkuara.

Akademiku britanik Matthew Hedges, thotë se është burgosur dhe torturuar nga maji deri në nëntor 2018 në Emiratet e Bashkuara pas arrestimit për akuza të rreme spiunazhi gjatë një udhëtimi akademik.

Akuzat e tij mbështeten nga britaniku tjetër Ali Issa Ahmad, 28 vjeç, tifoz futbolli i arrestuar atje në 2019 sepse mbante veshur një bluzë me ngjyrat e kombëtares së Katarit, vendi fqinj rival politik i Emirateve.

Ahmad, thotë se gjatë marrjeve në pyetje është torturuar me rrymë elektrike, është djegur dhe goditur me thikë.

Al-Raisi akuzohet për torturë në pesë vende të ndryshme përfshi dhe Francën ku Interpol ka selinë e tyre kryesore.

Vendimi duket se vjen pas financimeve të mëdha nga Emiratet e Bashkuara për selinë e Lyon, dhe akuzave ndaj Abu Dhabi për abuzim të sistemit të Interpol me sinjalizimet për të dyshuarit për persekutim të disidentëve.

Raisi u zgjodh pas tre raundesh votimi në të cilat mori 68.9 përqind të votave nga vendet anëtare, tha Interpol në deklaratë.

Votimi për presidentin po ndiqej veçanërisht nga afër, që kur presidenti i parë kinez i agjencisë Meng Hongwei, u zhduk në mes të mandatit të tij gjatë një udhëtimi në Kinë në 2018.

I vetmi kandidat që konkuronte kundër Al-Raisi  ishte ish-kreu cek i inteligjencës Sarka Havrankova, i cili kishte publikuar më parë akuzat ndaj rivalit.

Tre parlamentarë evropianë kishin dërguar një letër ankese ne KE kundër kandidaturës së fituesit, ku mes te tjerave thuhej: “Zgjedhja e Gjeneral Al-Raisi minon misionin dhe reputacionin e Interpol për realizimin e misioneve të saj”.

FOTO GALERI
2/5
Sfiduesi çek Sarka Havrankova, tha se informacionet për akuzat vijnë nga mediat publike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA