Këlyshi Husky ‘zgjedh vetë’ kotelen e tij për të adoptuar nga streha e kafshëve (fotot)

25/11/2021 21:45

Ky qen është Raven, një këlysh i dashur husky ‘Tamaskan’ që donte një shok me të cilin të rritej.

Prandaj “nëna e tij njerëzore” Christina e dinte që nuk mund të zgjidhte dot shokun më të mirë për qenin e saj, dhe la atë ta bënte vetë.

“Gjithmonë kisha dashur një qen që të rritej me një mace. Ishte si një qëllim i jetës time,” thotë e zonja e tyre Christina.

“Dëshiroja që ata të shkonin mirë me njëri-tjetrin, dhe të kalonin kohë së bashku.”

Kur gruaja me qenin shkuan në strehën e kafshëve, Raven nuk dukej shumë i interesuar të zgjidhte kafshën e tij, pasi ai vetë ishte ende një këlysh.

Ajo i tregoi Raven katër kotele bukuroshe, por ai nuk tregoi shumë interes për to, përveç një leshatoreje të quajtur Woodhouse.

Kështu që atë ditë dhe Woodhouse gjeti shtëpinë e saj të përhershme, së bashku me shokun e përhershëm të quajtur Raven (Korbi).

Një vit më vona ata vazhdojnë të jetë të pandashëm, siç shihet dhe në fotot e dërguara nga e zonja.

“Janë të përkryer për njëri-tjetrin”, thotë ajo.

FOTO GALERI
12/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA