Arrestohet një person dhe procedohen dy të tjerë, ja për çfarë akuzohen!

25/11/2021 11:58

Një person është vënë nën prangat e policisë në Korçë pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, ndërsa dy të tjerë u proceduan penalisht.

Policia arrestoi për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” shtetasin K. J., 67 vjeç, banues në Korçë, pasi në aksin rrugor Korçë-Ersekë, ky shtetas u kap duke drejtuar mjetin tip “Benz” në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, filluan procedimin penal në gjendje të lirë për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, për shtetasin R. M., 43 vjeç, banues në fshatin Symiz, Maliq, pasi në këtë fshat ky shtetas, u kap duke kryer punime pa leje.

Ndërsa shtetasi R. Xh., 57 vjeç akuzohet për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”. Ky shtetas është kapur në rrugën Korçë-Maliq, duke transportuar me mjetin tip ”Benz” një sasi dru zjarri pa leje.

Top Channel