Një turist në Filipine thuajse humbi krahun e tij kur u sulmua nga një krokodil, të cilin e kujtoi si një model plastik zbukurimi dhe hyri në pellgun e tij për të bërë foto.
Nehemias Chipada kishte pare atë që besonte se ishte një model i përkryer i predatorit te frikshem, teksa vizitonte parkun e zbavitjes Amaya View në qytetin Cagayan de Oro.
68-vjecari nisi të pozonte për foto duke mbajtur celularin në njërën dorë, ndërsa tjetrën e mbante të lirshme në brez.
Por teksa familja e tij e shikonte, sesioni fotografik mori një kthesë makabre kur krokodili afro 3.5 metra i gjatë nguli dhëmbët ne krahin e tij të majtë dhe nisi ta tërhiqte në ujë, siç keta predatorë zakonisht me prenë e tyre.
Në pamjet dramatike Nehemias shihet që ulërin për ndihmë teksa zvarranikuk gjigant e mban të kapur me dhëmbë nga krahu.
Burri më në fund arrin të shkëputet nga bisha me të gjitha gjymtyrët e tij, dhe u dërgua për trajtim në spital nga stafi.
Pas incidentit Nehemias dhe familja e tij kanë ngritur padi kundër kopshtit zoologjik për mungesën e tabelave paralajmëruese për krokodilin vrasës, teksa në disa vende të tjera të parkut kishte modele plastike kafshësh.
E bija e Nehemias, Mercy Joy Chipada, tha: “Nuk kishte asnjë paralajmërim që të ndalonte njerëzit të hynin në atë hapësirë. Sikur të kishte pasur paralajmërim nuk do të kishin shkuar kurrë atje”.
Stafi i rezortit ndihmuan Nehemias të lidhte krahun dhe dorën prej gjakderdhjes dhe më pas e dërguan në spitalin e Northern Mindanao.
Ai kishte pësuar disa çarje e fraktura nga kafshimi dhe pati nevojë për disa operacione.
Një tjetër vizitor që filmoi videon, Rogelio Pamisa Antiga tha: “Unë isha duke parë skenën në park kur ndodhi incidenti. Dëgjova ulërimat dhe pashë krokodilin që mbante burrin nga krahu me dhëmbë”.
Parku ka pranuar të mbulojë kostot e kurimit të Nehemias por mohon përgjegjësinë në paralajmërimin e turistëve për kafshët.
“Ata thonë se besuan se dhe krokodili ishte artificial, si disa modele të tjera që kemi, por zona ishte në fakt e ndaluar. Ka tabela të shumta qe njihen nga guidat turistike”, tha qendra në një deklaratë.
Top Channel