Studenti ‘bëhet pjesë’ e lojës/ Futi ilegalisht në Korenë e Veriut serialin “Squid Game”(Fotot)

24/11/2021 17:26

Një student i Koresë së Veriut do të ekzekutohet me pushkatim, pasi futi një kopje të serialit “Squid Game” në vend.

Sipas informacioneve, ai thuhet se ishte kthyer nga Kina me një version digjital të serisë hit koreano-jugore të ruajtur në një USB.

Por pasi ua shiti kopjet disa njerëzve, duke përfshirë edhe kolegët studentë, ai u kap nga shërbimet e mbikëqyrjes së vendit,sipas  DailyMail.

Kuptohet se ai tani do të ekzekutohet me pushkatim, një nga metodat  me të cilën vriten edhe personazhet në serialin e shumë shikuar.

Besohet se arrestimet u kryen gjatë javës së kaluar në provincën veriore Hamgyong të Koresë së Veriut, e cila kufizohet me Kinën.

Sipas Radio Free Asia raportoi se një student që bleu një kopje të USB-së është dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa gjashtë të tjerë që shikuan shfaqjen janë dënuar me pesë vite punë të rëndë.

Koreja e Veriut ka një ligj të rreptë për lejimin e materialeve nga vendet e perëndimit dhe Koreja e Jugut e zyrtarët tani po kryejnë kontrolle në shkollën e studentëve për të kërkuar nëse ka kopje të tjera të serialit.

Disa mësues thuhet se janë pushuar nga puna ose mund të dëbohen për të punuar në miniera të largëta si ndëshkim për mos-vërejtjen e qarkullimit të USB-ve me përmbajtje ilegale në vend.

“E gjitha filloi javën e kaluar kur një nxënës i shkollës së mesme bleu fshehurazi një USB që përmbante episodet e serialit koreano-jugore ‘Squid Game’ dhe e shikoi atë me një nga miqtë e tij më të mirë në klasë”, tha një burim i zbatimit të ligjit për Radio Free Asia.

Burimi tha se dyshja diskutuan për serialin me miqtë që u interesuan dhe blenë kopje prej tij.

Bota e serialit “Squid Game”, në të cilën njerëzit me borxhe të mëdha përballen me njëri-tjetrin në lojërat e fëmijëve koreanë, me lojtarët e humbur që dënohen me vdekje, ngjan me koreano-veriorët që jetojnë nën diktaturë.

Por studentët më pas u kapën nga shërbimi i mbikëqyrjes së qeverisë, 109 Sangmu,  të cilët kishin marrë një informatë se po shikonin një serial televiziv perëndimor. Arrestimi i shtatë studentëve shënon herën e parë që qeveria po zbaton ligjin e sapo miratuar për Eleminimin e Mendimit dhe Kulturës Reaksionare, në një rast që përfshin të mitur.

Ligji parashikon një dënim maksimal me vdekje për shikimin, mbajtjen ose shpërndarjen e përmbajtjeve nga vendet kapitaliste, veçanërisht nga Koreja e Jugut dhe ShBA.

Ndëshkimi nuk ndalet me kontrabandistin dhe studentët që shikuan videon, por do të mbajnë përgjegjësi edhe të tjerët që nuk kanë lidhje me ngjarjen.

Pas kapjes së studentëve, autoritetet filluan të kontrollojnë tregjet për pajisjet e ruajtjes së memories dhe CD-të e videove që kanë përmbajtje të huaj, i tha RFA-së një banor i provincës.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel