Kreu marrëdhënie seksuale me djalin e hallës/ Gazetari: 17-vjeçarja bënte këtë jetë edhe para se të largohej nga shtëpia

24/11/2021 14:12

Një 17-vjeçare ka kryer marrëdhënie seksuale me djalin e hallës dhe ka deklaruar se çdo gjë e ka bërë me dëshirë. Ajo ishte zhdukur prej një muaji ndërsa familja zbuloi se bashkëjetonte me kushëririn, i cili ishte shpërndarës lëndësh narkotike.

Gazetari Leonidha Musaj ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live”, ku u shpreh se ishte hera e parë që vajza largohej nga shtëpia, por marrëdhënia e tyre ka nisur më parë.

“Ata kanë pasur marrëdhënie edhe më përpara se ajo të largohej nga shtëpia. Familjarët nuk e kanë ditur. Pasi vajza u zhduk, ata bënë denoncim pasi ishte hera e parë që ajo largohej nga shtëpia.

Ishte operativi i plazhit që zbuloi se ku ndodhej çifti, pasi kishin shpërndarë foton e vajzës. Këtë vajzë e kishin parë në një nga lokalet aty në zonën e plazhit, pranë shtëpisë. Edhe djali ishte larguar nga shtëpia, policia tha se ai akuzohej për trafikim të lëndëve narkotike”, tha gazetari.

I pyetur se çfarë raporti kanë pasur dy familjet, Musaj shtoi: “Familjarët kanë pasur një marrëdhënie normale dhe nuk kanë pasur probleme”.

Gazetari shtoi më pas se vajza nuk e kishte vijuar arsimin e mesëm ndërsa mësohet se familjen e kishte në gjendje jo të mirë ekonomike.

“Ka vetëm arsimin 9-vjeçar. Familjarët e vajzës nuk janë në gjendje të mirë ekonomike, nëna punon dhe babai jo. Ndërsa për familjarët e djalit nuk kam ndonjë informacion. Ata kanë kryer marrëdhënie seksuale mes tyre, e ka deklaruar vetë vajza. Ajo ka thënë se nuk jep llogari për trupin e saj.

Të dy ishin konsumatorë të lëndëve narkotike. Vajza bënte këtë jetë edhe para se të largohej nga shtëpia”, tha ai, duke cituar familjarët që kanë deklaruar kështu në polici”, tha Musaj.

Top Channel