Zjarri i përmasave të mëdha në Drizë, evakuuohen 11 familje, në ndihmë të zjarrfikësve shkojnë edhe helikopterë të Forcave të Armatosura
Një 38 vjeçar është kapur në flagrancë nga organet policore duke transportuar mallra të ndryshëm kontrabandë nga Maqedonia e Veriut, me qëllim tregtimin e tyre në marketin e tij.
Policia ka ushtruar edhe një kontroll në marketin e tij ku u gjetën sërish mallra të ndryshme të pa shoqëruara me dokument përkatës, të cilat dyshohet se kanë hyrë kontrabandë.
“Nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Dibër u arrestua në flagrancë shtetasi E. Sh., 38 vjeç, banues në Peshkopi, pasi ky shtetas është kapur në flagrancë duke transportuar mallra të ndryshëm me automjetin e tij për të cilat nuk kishte faturë shoqëruese dhe dyshohet që i ka futur kontrabandë nga Maqedonia e Veriut, me qëllim tregtimin e tyre në marketin e tij.
Nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e Policisë në marketin tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një tjetër sasi e konsiderueshme mallrash të ndyshme, të pa shoqëruara me dokument përkatës, të cilat dyshohet se kanë hyrë kontrabandë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.
Top Channel