Pisllëk, zinxhirë, orendi të vjetra dhe bizhuteri femrash/ Brenda shtëpisë së Klodian Çalamanit që vrau dhe groposi 8-vjeçarin Mateo

23/11/2021 13:50

Top Channel ka siguruar pamjet brenda shtëpisë ku banonte Klodian Çalamani, i cili vrau dhe groposi 8-vjeçarin Mateo rreth një javë më parë.

Brenda oborrit dhe banesës së 38 vjecarit Klodian Calamanit ka orendi shtëpiak të vjetra, bizhuteri femrash, xhama të thyer, zinxhirë e gozhdë të mëdha ndërsa dhoma e tij ofron vetëm rrëmujë, ambient të çrregullt e të pistë. Në banesën e tij nuk mungojnë ushqimet e cigaret.

E gjithë zona duket e heshtur pasi të gjithë janë ende të shokuar ndërsa grupi hetimor vijojnë të marrë deklaratat e të afërmve si të dyshuar të tretë që mund të sjellin detaje rreth ngjarjes së rëndë.

Familjarët pretendojnë se një e afërme e familjes së Mateos di rrethanat e vërteta që shtynë 38-vjeçarin t’i marrë jetën fëmijës së mitur. Pritet që grupi hetimor të marrë deklaratat e personave ku dyshon familja e të zbardhet ngjarja makabër në fshatin Daullas që ka tronditur opinionin publik.

Gjatë këtyre ditëve nga familjarët e 8 vjeçarit është kërkuar dënim maksimal për autorin e vrasjes Klodian Calamani, i cili ndodhet në paraburgimin e Vlorës.

FOTO GALERI
11/18

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA