Ndau krevatin me Selinën, veprimi i Mirit sjell debat në studion e Fan Club/ Françeska Murati: E ndjek vajza nga shtëpia, po të mos donte…
Kjo mace është Luna, felini mahnitës “me dy fytyra” qe vijnë prej një defekti të rrallë në lindje.
Macja me fytyrë gjysmë të kuqe e gjysmë të zezë jeton në Manchester te Britanise me zonjën e saj 62 vjeçare, dhe shpesh tërheq vëmendjen e kalimtarëve që ndalojnë për të pyetur për tiparet e saj unike.
Termi zyrtar “mace kimera” do të thotë se dy palë ADN-je janë kombinuar së bashku në mitrën e nenes se saj. Studiuesit htonë se macet kimera lindin nga dy lloje ADN-je mashkulli, kur dy embrionet shkrihen në një.
E zonja e saj Janet tha: “Unë besoja se ishte thjesht shumë e bukur, nuk e dija se ishte një defekt gjenetik”.
“Sa herë që ajo del nga shtëpia njerëzit ndalojnë e pyesin për tiparet e saj”.
Macet kimera kanë në fakt tre prindër gjenetikë dhe kjo ndodh nga fertilizimi prej më shumë se një mashkull.
Në vend të lindjes së dy maceve me një tip ADN-je lind vetëm një kotele me dy tipe ADN-je, sipas shkences.
Macet femra mund të çiftohen e të lindin këlyshë nga më shumë se një partner dhe ADN të ndryshme të këlyshëve vërehen dhe në një tufë këlyshësh të lindur njëherësh.
Top Channel