Macja mahnitëse ‘kimera’ me defektin gjenetik që i bën fytyrën gjysmë të kuqe e gjysmë të zezë (fotot)

23/11/2021 21:36

Kjo mace është Luna, felini mahnitës “me dy fytyra” qe vijnë prej një defekti të rrallë në lindje.

Macja me fytyrë gjysmë të kuqe e gjysmë të zezë jeton në Manchester te Britanise me zonjën e saj 62 vjeçare, dhe shpesh tërheq vëmendjen e kalimtarëve që ndalojnë për të pyetur për tiparet e saj unike.

Termi zyrtar “mace kimera” do të thotë se dy palë ADN-je janë kombinuar së bashku në mitrën e nenes se saj. Studiuesit htonë se macet kimera lindin nga dy lloje ADN-je mashkulli, kur dy embrionet shkrihen në një.

E zonja e saj Janet tha: “Unë besoja se ishte thjesht shumë e bukur, nuk e dija se ishte një defekt gjenetik”.

“Sa herë që ajo del nga shtëpia njerëzit ndalojnë e pyesin për tiparet e saj”.

Macet kimera kanë në fakt tre prindër gjenetikë dhe kjo ndodh nga fertilizimi prej më shumë se një mashkull.

Në vend të lindjes së dy maceve me një tip ADN-je lind vetëm një kotele me dy tipe ADN-je, sipas shkences.

Macet femra mund të çiftohen e të lindin këlyshë nga më shumë se një partner dhe ADN të ndryshme të këlyshëve vërehen dhe në një tufë këlyshësh të lindur njëherësh.

FOTO GALERI
7/10
Macet femra mund të çiftohen e të lindin këlyshë nga më shumë se një partner

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA