Gruaja mbetet e përlotur kur i dashuri e refuzon prej veshjes ‘së papërshtatshme’ në takim (fotot)

23/11/2021 20:45

Një vajzë e re nga Michigan, në SHBA është bërë e njohur në rrjetet sociale kur rrëfeu sesi mbeti zemërthyer një djalë me të cilin kishte nisur të takohej, kur ai e dërgoi në shtëpi me taksi sepse nuk i pelqeu veshja e saj.

“Kalova 40 minuta duke u zbukuruar për t’u takuar me të dhe kolegët e tij në festën e hapjes së një dyqani të kompanisë ku punonte”, thotë vajza e njohur në profilin @nikki.jabs, e cila kishte njohur Greg në një aplikacion për njohje të reja.

Jabs — e cila poston rregullisht tregime për “takimet me djemte”— thotë se kishte veshur për eventin një bluzë të zezë me mëngë të gjata, dhe xhaketë e pantallona të gjera rozë.

Por kur shkoi të merrte Greg, ai nuk e miratoi kombinimin e zgjedhur.

“Ai ishte i turpëruar të shihej në shoqërinë time me kete kombinim, kështu që më dërgoi një taksi dhe shkoi në ceremoni pa mua”, tha vajza e trishtuar për ndjekësit e saj në rrjet.

“Jam shumë e trishtuar sepse shpenzova shumë kohë për t’u dukur e bukur, kurse ai më dërgoi në shtëpi me taksi, në një të premte mbrëma”, tregon vajza para kameras, në dukje duke mbajtur lotët. Video e rrëfimit të saj është shikuar rreth 7 milionë herë.

“Ai nuk ndjehej mirë me mua para kolegëve të tij, por ndjehej më mirë duke më dërguar në shtëpi,” tregon Jabs, e cila pranon se edhe më parë djali ‘i pasjellshëm’ i kishte rekomanduar të mos mbante shumë makiazh, apo taka të larta në takime”.

Vajza postonte dhe imazhet e saj në taksi natën e zemërimit.

“Unë i thashë, ose do të vesh këtë në mbrëmje ose do të shkoj në shtëpi. Dhe ai u përgjigj: ‘Mund të të sjell një taksi?’”

Vajza vazhdonte më tej: “Jam duke buzëqeshur tani por po përpiqem të mos qaj,” dhe më pas në rrjetin TikTok ajo vendoste në sfond tekstin e këngës së Taylor Swift “All Too Well” me lirikat, “Dhe ti më hedh mua çelësat e makinës … Posht patriarkia!”

Në një tjetër video, Jabs shpjegon sesi këto takime nuk kanë ndihmuar në sjelljen e saj por e kanë bërë më shqetësuese.

“Gjithçka nisi me disa komente gjoja të rastësishme disa javë më parë, si për shembull ‘përse vesh taka të larta? Më pelqen kur vesh atlete sporti. Përse mban kaq shumë makiazh? Më pëlqen kur dukesh natyrale’”, thotë ajo.

Shumë komentues shprehën mbështetje për gruan e refuzuar, të tjerë thonin se ndoshta djali kishte të drejtë.

Te tjere thonin se aventurat e saj ishin vetem “perralla per te shtuar audiencen” ne rrjet.

FOTO GALERI
2/6
Jabs thotë se kishte veshur për eventin një bluzë të zezë me mëngë të gjata, dhe xhakete e pantallona të gjera rozë.

Top Channel