E kritikuan se hoqi kaçurrelat! Si e fshehu sëmundjen Hueyda dhe mesazhi pas prerjes së flokëve: Nëse do kisha një shkop magjik…

23/11/2021 13:40

Një sëmundje e rëndë i ka marrë jetën artistes së njohur shqiptare me origjinë sudane, Hueyda El Saied. Ajo ishte 46 vjeçe dhe la pas një djalë, Gabriel.

Pavarësisht se ishte e sëmurë, ajo kurrë nuk e humbi buzëqeshjen e saj në fytyrë. Ishte pikërisht kjo buzëqeshje që nuk e tradhtoi në asnjë moment 46-vjeçaren, e cila e mbajti mjaft mirë të fshehtë sëmundjen nga publiku.

Por nëse kthehemi pas në kohë te publikimet e saj në rrjetet sociale, vëmë re një detaj për të cilin fansat e kritikuan, por që nuk e dinin se pas tij fshihej diçka kaq e madhe dhe e trishtë.

Ishte shkurti i këtij viti kur Hueyda u shfaq para fansave të saj pa kaçurrelat që e kanë karakterizuar gjithmonë. Ajo ndau një foto në rrjetet sociale me look-un e ri, ku bashkëngjitur me të shkruante: “Unë nuk mund ta ndryshoj botën, por mund të ndryshoj stilin e flokëve të mi”.

Lidhur me ndryshimin e madh që bëri në pamjen e saj, kishte ndjekës që e kritikuan. Por sigurisht kishte edhe nga ata që i shkruanin se “duan kaçurrelat”, por e mbështesnin për vendimin për të shkurtuar flokët.

Madje në atë kohë i shkruanin se e “ndjekin për personalitetin e saj dhe jo për kaçurrelat”.

Hueyda i la të lirë ndjekësit që të komentonin, por në një moment vendosi që të gjithëve t’u dërgonte një mesazh. Ajo shprehej se nëse do të ndryshonte diçka te vetja me një shkop magjik, nuk do ja niste kurrsesi nga flokët.

“Ju lutem mjaft më shkruajtët rriti flokët, i kishe më të bukura të gjata, na mungojnë kaçurrelat e tua etj etj. Unë nuk dua nga ju vetëm komplimenta, kam nevojë për këshillat tuaja. Por duhet të kuptoni një gjë. Aktualisht me këto flokë të shkurtra unë ndihem shumë mirë. Nëse do të kisha një shkop magjik dhe do të kisha mundësinë të ndryshoja jetën time apo pamjen time fizike, duhet të jeni të sigurt nuk do të filloja nga flokët. Zgjedhjet tona na përkasin, ndonjëherë bëjmë të duhurat,ndonjëherë jo! Ju dua shumë, por ju lutem mos më bëni të mendoj se për ju unë jam thjesht një top leshi kaçurrel”, shprehej Hueyda në një video të saj të postuar në “Instagram”.

FOTO GALERI
5/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA