Bie zjarr në katin e katërt të pallatit në Allias, evakuohen menjëherë banorët

23/11/2021 08:59

Në katin e katërt të një pallati në Allias ka rënë zjarr, por ka vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe bënë evakuimin e menjëhershëm të banorëve të pallatit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 07:58 në vendin e quajtur “Te Katrori”. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga Grupi Hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Top Channel