Arrestohet 29-vjeçari në Kukës/ U kap me emigrantë të paligjshëm, do të kalonin drejt Kosovës

23/11/2021 11:24

Një 29-vjeçar i identifikuar me inicialet A.K., banues në Shkodër është arrestuar nga policia e Kukësit pasi u kap me emigrant të paligjshëm në makinë.

I riu u kap nga shërbimet e Policisë, duke transportuar me një automjet tip “Volkswagen”, emigrantë të paligjshëm, që të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin në drejtim të Kosovës, kundrejt fitimit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Top Channel