Një natë dhjetori, në një cep të errët të portit, tre burra djegin të gjallë Sebastianin, një endacak të cilit i ka dalë nami si mashtrues i tmerrshëm. Pavllo, më i riu nga tre autorët e vrasjes, i tronditur nga brutaliteti i krimit, kërkon të dhëna për viktimën, duke shpresuar se në këtë mënyrë do të çlirohet nga brejtjet e ndërgjegjes.

I kapluar nga pështjellimi mendor, ai beson se nëse ringjall historinë e të vdekurit, do ta rikthejë në jetë. Duke eksploruar strehëzat e të pastrehëve, ai arrin të gjejë shokët e Sebastianit, Teon, Markonin, Lokin dhe Janin. Ai u kërkon të katërve t’i rrëfejnë historinë e tyre dhe historinë e mikut të tyre të humbur, dhe, pa e kuptuar, ai bie në kurthin e një bote të çuditshme. Ndërsa në fillim gjithçka duket e vërtetë, rrëfimet bëhen më të ndërlikuara. Ç’shkaqe dhe ç’motive i çojnë ata në dëshmi të ndryshme dhe shpesh kontradiktore? Ku ndalet miti dhe ku fillon e vërteta? Kush ishte Sebastiani, fundja? Një zbritje në ferrin e hapësirës dhe kohës, një endje në parajsën e rrëfimit, një labirint ku mund të fshihet kuptimi i jetës.

 

Dy fjalë për autorin

Nikos Chrysos i lindur në Athinë, studioi në Departamentin e Biologjisë në Universitetin Kombëtar të Athinës dhe në Departamentin e Regjisë së Filmit në Shkollën e Kinematografisë “Lykourgos Stavrakos”. Ai ka botuar romanet “Sekreti i faqes së fundit”, 2009 dhe “Ditë e Re”, 2018.

Në vitin 2014 ka redaktuar botimin e rishikuar me shënime të librit “Kohët e Paharrueshme” nga Lefteris Alexiou si dhe vëllimin e mbledhur “Tregime të Librave”. Që nga shtatori 2018 ai është zëvendëspresident i Seksionit Grek të Shoqërisë Ndërkombëtare të Miqve të Nikos Kazantzakis (ISFNK).

Në vitin 2019, romani i tij “Ditë e re” u vlerësua me Çmimin Europian në Letërsi (EUPL). Në vitin 2020, Nikos Chrysos u vlerësua me Çmimin Kombëtar të Librit për krijimtarinë e tij letrare, e cila promovon ndërgjegjësimin shoqëror. Është pronari i një dyqani të librave të vjetër në Athinë.

 

Të dhëna për librin

Titulli: Ditë e re

Autor: Nikos Chrysos

Çmimi: 1170 l

Shtëpia Botuese: Toena

 

Top Channel